30 Tetor, 2022

Jeta mes Kanadasë dhe Shqipërisë, Eno Popi flet si rrallë herë për jetën personale/ Moderatori tregon momentin e sikletshëm në ‘DWTS’


Moderatori i njohur Eno Popi, është një ndër ata personazhe i cili shihet rrallë herë nëpër intervista apo  të flasë për jetën e tij personale.

Së fundmi Eno ishte e ftuar në  “Më Lër të Flas”, ku rrëfeu për jetën e tij mes Shqipërisë dhe Kanadasë, ku atje jetojnë bashkëshortja me vajza e tij, ndërsa këtu ai punon.

“Ndodh kështu prej dy vitesh e gjysmë për shkak se Atena me Livin jetojnë atje. Atena, vjen nga fusha e imazhit, dizajnit dhe ka ndërtuar karrierë në këtë fushë dhe ka gjetur kontratë pune. Në periudhën që bëri këtë hap, vajza ishte shumë e vogël dhe mendoj që ishte e drejtë që të vazhdonte me Atenën. Unë po vazhdoja projektet e mija, më duhej të bëja vajtje-ardhje. Kam qëndruar me time bijë në periudhën mes shkurtit të këtij viti “– rrëfeu Eno.

Tashmë Eno po përjeton dhe një eksperiencë të re, moderimin në ‘Dancing With The Stars’ krahë Bora Zemanit. I pyetur se cili është një ndër momentet më të sikletshme që ka kaluar në spektaklin e kërcimit ai tha:

“Ne kemi një pikë takimi me Borën dhe unë zakonisht jam mësuar në studio që janë të lira në hapësira, por Dancing ka xhirime dhe janë shumë strikte. Tani unë kisha në krah Albanin dhe Odetën, në një moment them “Bora mua më duhet një mikrofon që t’jau jap”. Dhe shikoj kamerën, dhe pashë veten që i dola konkurrentit para. Sigurisht më thanë që të mos përsëritet më”.

Ndër të tjera, Popi u pyet gjithashtu nëse do të prezantonte “Big Brother Vip”:

“Unë prezantues jam, po në disa gjëra që në jetë i bëj mirë i kërkoj, disa gjëra që mendoj se praktikisht nuk më takojnë, nuk i kërkoj. Unë e kam bërë ‘Big Brother’ katër vite, në katër vite e kam prekur ‘Big Brother’ si prodhim.”- tregoi moderatori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al