16 Gusht, 2021

“Jeta jonë seksuale është e mahnitshme”- Gjyshja 61-vjeçare fejohet me të dashurin e saj 37 vite më të vogël! Ja si lindi dashuria mes tyre


Një gjyshe 61-vjeçare është fejuar me të dashurin e saj 24-vjeçar, pavarësisht diferencës prej 37 vitesh mes tyre. 

gjyshja fejese (4)

Quran McCain dhe e fejuara e tij, Cheryl McGregor, nga Roma, u takuan për herë të parë kur ai ishte vetëm 15 vjeç, por mes tyre nuk kishte ndjenja romantike në atë kohë, shkruan “Daily Mail”.

Pavarësisht se ai ishte më i ri se një nga fëmijët e saj, ata të dy thonë se jeta e tyre seksuale është fantastike dhe kanë një kimi të shkëlqyeshme. Gjyshja tha se mërzitet nga komentet që nxisin urrejtjen në internet, ku ndan me krenari video të jetës së tyre, por bën çmos t’i injorojë ato.

Çifti madje krijoi një llogari “Only Fans” (faqe për të rritur) për të publikuar momentet e tyre intime.

gjyshja fejese (3)

Quran tha: “Edhe pse është një diferencë moshe, ne kurrë nuk e mendojmë atë, sepse Cheryl ka një shpirt dhe zemër shumë të re.Unë mendoj se keqkuptimi më i madh është se njerëzit mendojnë që unë po e përdor atë, në mënyrë që emri im të përfshihet në testamentin e saj”.

Cheryl tha: “Është ndryshe, është e mahnitshme, ai është shumë i mirë me mua dhe mendoj se kjo ndosh ngaqë ai është më i ri. Unë nuk mund ta kisha përjetuar këtë me askënd tjetër, ai është shumë emocional dhe kujdeset vërtet për mua.”

Çifti u takua për herë të parë kur punuan në restorantin e ushqimit të shpejtë “Dairy Queen” në 2012 në Romë.

gjyshja fejese (6)

Djali i Cheryl, Chris ishte menaxheri i lokalit, dhe ajo vizitonte vendin e tij të punës për ta kontrolluar atë ose për t’i dërguar ushqim, por Quran ishte vetëm 15 vjeç në atë kohë, kështu që nuk kishte asnjë ndjesi romantike.

Ai la punën e tij dhe dyshja humbi kontaktet deri më 4 nëntor të vitit të kaluar, kur Quran shkoi në dyqanin ku Cheryl punonte si arkëtare. Ata qëndruan në kontakt, madje bënë disa video bashkë duke kërcyer, të cilat u bënë virale dhe sollën 1.3 milion pëlqime.

Çifti u afrua më shumë dhe raporti i tyre përfundoi me një lidhje dashurie.

gjyshja fejese (5)

Pavarësisht se në fillim u përpoqën t’i mbanin gjërat për vete, zogjtë e dashuruar nuk mund t’i mohonin më ndjenjat e tyre dhe filluan një marrëdhënie intime.

Si Quran, ashtu edhe Cheryl e përshkruajnë jetën e tyre seksuale si ‘të mahnitshme’.

Cheryl është vetëm gjashtë vjet më e re se gjyshja e Quran dhe tetë vjet më e re se gjyshi i tij. Vajza e saj më e vogël është tre vjet më e madhe se Quran, pra 29 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al