20 Prill, 2022

Jessie J konfirmon lidhjen me basketbollistin Chanan Colman, çifti fotografohet në momente intime


Jessie J dhe Chanan Safir Colman kanë konfirmuar më në fund zërat se janë në një lidhje. Këngëtarja dhe basketbollisti 38-vjeçar janë fotografuar duke u puthur në një takim dreke në Los Angeles.

Jessie kishte veshur një kanotiere të bardhë së bashku me një palë streçe të zeza, teksa mbante një çantë të madhe lëkure të zezë dhe syze dielli. Chanan në anën tjetër u pa me një bluzë të bardhë me mëngë të gjata së bashku me pantallona të shkurtra të zeza dhe atlete.

Çifti ndezi zërat për një romancë muajin e kaluar pasi ishin bashkë me pushime në Karaibe. Jessie publikoi një foto në Instagram në atë kohë dhe dukej komode krah basketbollistit danezo-izraelit.

“Nuk ka qenë një kohë e lehtë për të pas abortit të vitit 2021, por ajo po shikon anën e mirë të gjithçkaje.”– kështu shprehej një burim pranë saj për “Daily Mail” pak kohë më parë. Kujtojmë që në janar, Jessie tregoi se kishte kryer një abort nëntorin e vitit të kaluar duke e cilësuar atë si ‘periudhën më të trishtuar dhe të vetmuar’ të jetës së saj.

Në vitin 2014, Jessie zbuloi se nuk mund të ketë fëmijë në mënyrë natyrale. Ajo rrëfeu në skenë gjatë një koncerti në atë kohë: ‘Më thanë katër vjet më parë se nuk mund të kem kurrë fëmijë.

Ndërkohë në tetor, Jessie njoftoi se ishte ndarë nga balerini Max Pham pas shtatë muajsh lidhje. Në një postim të përzemërt, ylli i muzikës tha se balerini Max ishte një “njeri i mrekullueshëm”, duke shtuar se ata janë miq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al