21 Dhjetor, 2018

Jennifer Lopez publikon këngën e re, por gjithë vëmendjen e merr vajza e saj (FOTO)


Mbrëmjen e së enjtes, këngëtarja me famë botërore Jennifer Lope publikoi klipin e këngës së saj më të re me titull “Limitless”. Gjithashtu kënga është edhe kolona zanore e filmit “Second Act”, ku JLo është personazhi kryesor.

Lopez luan rolin e një gruaje që shpik një histori për të fituar një post të ngritur dhe për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj.

Si në çdo klip Jennifer shfaqet e mrekullueshme si dhe energjia e saj duket në çdo moment. Por kësaj radhe vëmendjen e ka marrë vajza e saj 10-vjeçare, Emme Maribel Muñiz.

Kjo e fundit, në videoklip është një shëmbëlltyrë e mamasë së saj, e veshur njësoj dhe duke luftuar njësoj si ajo.

“Jam një grua që gjëmon/ Jam një grua që thotë se dua më shumë/ Unë nuk kam limite”, thuhet në tekstin e këngës.

Ndërkohë Emme dhe vëllai i saj binjak, Maximilian David, erdhën në jetë nga martesa e JLo me ish-bashkëshortin Marc Anthony.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al