16 Mars, 2018

Jennifer Lopez denoncon për ngacmimet seksuale: Më thanë të zbuloja gjoksin


Jennifer Lopez i është shtuar valës së ngacmimeve për ngacmime seksuale. Në një intervistë për “Harper’s Bazaar”, aktorja dhe këngëtarja e famshme ka treguar se i është bashkuar lëvizjez #MeToo me një denoncim të saj.

“Bëhet fjalë për një nga provat e para të mia për të marrë pjesë në një film në vitet ‘90. Mu kërkua nga regjisori të hiqja këmishën dhe ti tregoja gjoksin. Unë nuk e bëra. E dija që ajo nuk ishte rruga e duhur. Në mendjen time ishte e qartë që nuk ishte një sjellje e mirë. E di që do përfundonte në një tjetër mënyrë, por mendoj se në fund shpirti i Bonx(vendi ku është rritur)më kujtoi që disa gjëra nuk i bëjmë”, tha Jennifer Lopez.

Pyetjes nëse ka patur abuzime gjatë kohës që ka qenë në “Hollywood”, Lopez u përgjigj duke u menduar pak më gjatë. “Nuk kam patur abuzime në mënyrën se si kanë denoncuar shumë aktore kohët e fundit”, tha J-Lo.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al