5 Dhjetor, 2019

“Jemi të vegjël para Zotit dhe para forcës së tij…”, Greta Koçi tregon përjetimin nga tërmeti


Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, la pasoja jo vetëm në njerëz e në matëriale por edhe mendjen e njerëzve nuk janë ende të qeta.

Secili nga ne e ka përjetuar në mënyra të ndryshme këtë tërmet. Këngëtarja e njohur Greta Koçi, është pyetur së fundmi në ‘Instastory’ nga një fans, nëse ishte trembur nga tërmeti.

Ajo ka treguar se si e ka përjetuar këtë fatkeqësi natyrore dhe shprehet se si të gjithë edhe ajo është trembur por forcën e gjen vetëm tek Zoti dhe se jemi të vegjël para tij.

A pati ndonjë njeri që nuk u tremb? Ditë të vështira, dhe ditë që të bëjnë të reflektosh dhe të kuptosh se në fund të fundit jemi njerëz, jemi të përkohshëm, jemi të vegjël para Zotit dhe para forcës së tij. Me rëndësi është të vazhdojmë jetën, pa lakmuar shumë, pa u bërë të ngushtë në shpirt. Të jetojmë me dashuri për veten, për familjen, duke besuar se Zoti do të na sjellë ditë të mira”, është përgjigjur këngëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al