22 Nëntor, 2022

“Je shembulli më i mirë që mund të kisha në jetë”/ Bora Zemani i bën urimin e ndjerë njeriut më të shtrenjtë!


Mamaja e Bora Zemanit, feston sot ditëlindjen e saj dhe moderatorja nuk ka ngurruar ta urojë atë me fjalët më të ëmbla.

Bora postoi një foto ku shfaqet me nënën e saj, Ermirën dhe krahas imazhit shkroi urimin e ndjerë:

“Edhe 100 vite për njeriun më të bukur në jetën time! Je dashuri, forcë, energji pozitive…shembulli më i mirë që mund të kisha në jetë! Të dua Mam @ermirazemani e mira ime”.

Kujtojmë se Bora la pas dy vitesh moderim programin e dashurisë “Për’puthen” për të marrë nën drejtim spektaklin më të madh të kërcimit “Dancing With The Stars”. Kjo ekeperiencë e re e moderatores duket se është pritur goxha mirë nga kolegë të saj, të cilët e kanë  përkrahur për profesionalizmin që ka treguar.

Ermal Mamaqi e ka komentuar së fundmi prezantimin e Borës në “DWTS”. I pyetur gjatë intervistës se çfarë mendon ai për “Dancing With the Stars”, duke qenë se dikur e ka moderuar me Amin, për Borën si prezantuese , ai ndër të tjera u shpreh: “Më pëlqejnë dhe Bora dhe ata. Bora besoj që është në habitatin e vet dhe ja mori dorën goxha shpejt edhe kësaj përgjegjësie por është përgjegjësi më e lartë kjo për ta përballuar”.

Disa kohë më parë edhe anëtarja e jurisë Dalina Buzi, është pyetur nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, për mendimin e saj rreth prezantimit të Bora Zemanit në natën e parë të “Dancing With the Stars.” Dalina shkruajti  se diçka e mirë te Bora Zemani është fakti se nuk ka protagonizëm, ndërsa shton se është shumë e mirë për këtë format.

“Po tani ai format si anglez që është, është shumë i shpejtë dhe me minutazhe të përcaktuara dhe nuk të jep mundësi të shpalosësh gjithë artin si prezantuese sepse vëmendje aty marrin konkurrentët dhe juria. Tani Bora ka diçka shumë të mirë që ja kam thën personalisht, që nuk ka protagonizëm, pra nuk ndërhyn kot thjesht sa për të folur dhe nuk e kthen shoë-n tek vetja.

Edhe kur u bë protagoniste në media, u bë nga një histori, jo nga moderimi i saj. Kështu që është shumë ok për këtë format. Ju që doni më shumë minuta prej saj, prisni se rrugës do ulet numri i konkurrentëve e do zgjatet koha e diskutimeve”- shkruajti  Dalina.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al