21 Qershor, 2019

“Je bërë si burrë”, Aulona Musta ka një përgjigje për të gjithë ata që e ofendojnë (VIDEO)


Moderatorja e njohur, Aulona Musta, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, për të folur rreth përkushtimit të saj ndaj palestrës.

Gjithashtu Aulona u dha përgjigje të gjithë atyre që kanë komentuar negativisht format e saj trupore.

Prej disa vitesh, Musta është frekuentuese e rregullt e palestrës, por kohët e fundit, disa nga ndjekësit e saj janë shprehur se nuk i pëlqejnë muskujt që ajo ka formuar, duke e cilësuar kështu fizikun e saj si mashkullor.

Gjatë intervistës, moderatorja u shpreh se komentet e tilla nuk e ofendojnë aspak. Ajo ndihet mirë me veten e saj dhe nuk e sheh të arsyeshme të ndryshojë asgjë.


Aulona tregoi se të tilla komente nuk e ofendojnë aspak, sepse ajo ndihet mirë me veten e saj dhe nuk e sheh të arsyeshme të ndryshojë asgjë.

“Ka komente që më lëndojnë, absolutisht, por jo këto që kanë të bëjnë me pamjen e jashtme apo me muskujt për të cilët unë jam duke punuar. Në qoftë se mua më thonë je bërë si burrë, po më bëjnë një kompliment, sepse unë atë dua”, tha Aulona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al