8 Dhjetor, 2023

“Je bërë sa…”- Luiz Ejlli krahason Kiarën me ish-banorin e “Big Brother Vip”


Kiara Tito dhe Luiz Ejlli së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Luiziiii

Çifti kanë nisur pushimet së bashku në alpet e Zvicrës, ndërsa po kalojnë një kohë të mirë me njëri-tjetrin.

E teksa Kiara është disa muajshe shtatzënë, duket qartë barku i saj i rrumbullakosur pasi ajo është shëndoshur.

Së fundmi gjatë një live Luizi duke qeshur e ka krahasuar bashkëshorten e tij me ish-banorin e “Big Brother Vip” Ronaldo Sharka.

“Sa Ronaldo je bërë (qesh Luizi). Deksha un për ty, shikoje sa e bukur është, shikoje barkalukun tim. A e dini ca ka këtu?”- tha këngëtari duke bërë shaka me Kiarën teksa duket që mezi po pret që të mbajë në krahë të voglën e tij.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito shijojnë pushimet në alpet zvicerane

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al