6 Mars, 2018

Jay Z kryeson listën për reperin më të pasur në botë


Jay-Z kryson listën që “Forbes” ka publikuar me arstisët më të pasur sipas saj. Ai është një ndër reperët më të pasur në botë.

Bashkëshorti i divës së muzikës Beyonce, ka arritur të fitojë rreth 900 milionë dollarë këtë sezon.

Sipas “Forbes”, i dyti në listë renditet Diddy i cili ka 825 milionë fitime. Në vendin e tretë është Dr. Dre, me 770 milionë dollarë të shtuara në llogarinë e tij bankare.

Sipas vlerësimeve nga revista financiare amerikane, Jay-Z ka fituar gati 100 milion dollarë më shumë se viti 2017, por një gjë e tillë ka ardhur jo vetëm nga veprimtaria e tij në muzikë.

Vendi i katërt është i ndarë mes Eminem dhe Drake, të cilët kanë arritur shumën e njëjtë prej 100 milionë dollarësh.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al