8 Nëntor, 2022

Bujar Tahiri: Kam vetëm një plan, të bëhem kampion bote


Ka nisur karierën e tij si bokser në moshë të re, tani 24 vjeç Bujar Tahiri djaloshi nga Kosova por që jeton dhe vepron në Gjermani vjen në një bisedë ku tregon më shumë rreth vetes, ëndërrat dhe karrierën e tij.

Freundschaftsdienst: Bujar Tahiri tritt zweimal an - Boxen - DIE RHEINPFALZ

Së shpejti pritet të bëhet baba ndërsa ëndërr e ka të bëhet kampion bote. Thotë se të gjitha këto bëhen vetëm me punë.

Brenda pak kohësh do bësh ndeshjen e rradhës, na thuaj emocionet dhe detajet e këtij eventi?

Emocionet janë të papërshkrueshme se është eventi më i rëndësishëm në karrierën time, kanë më qenë 14 mijë të pranishëm dhe deri në 1 milionë që do shohin nga televizori ndeshjen.

 

Pasi e ke dakorduar ka pasur raste të bëhesh pishman?

 

Unë si të them njëherë po dikujt nuk i bie asnjëherë pishman.

Bujar Tahiri | Boxer Page | Tapology

Të vazhdojmë intervistën më ndryshe se zakonisht, sSi fillon një mëngjes i një kampioni?

Mëngjesin e filloj me një vrapim 8 ose 10 km.

Cilat janë pushimet që preferon më së shumti?

Sidomos pushimet në Kosovë i preferoj më së shumti.

FIGHT 4 PRIDE - ITV Bujar Tahiri: fight24.tv

Gëzimi më i madh në jetë? Gëzimi ma i madhi në jetë është familja ime. Kismet Zotit edhe babë kam me u bë pas nja 2-3 jave.

A lexon libra kampioni? Ai i preferuari…Jo akoma nuk kam lexuar libër kampionit..

Na thuaj cila është cilësia për të qenë i suksesshëm në një fushë? Me pas suksese duhen me qenë shumë gjëra. E para disciplina dhe sakrifica duhet me u stërvit natë e ditë për me arritë në nivel që mund të rrihesh me kampiona të vërtetë, e dyta kur hyn në luftë nuk bën të kësh frikë.

Këshilla më e mirë që ke marrë? Këshilla më e mirë që e kam marrë është prej babës Ukshin Islami, vetëm me njerëz dhe punë i arrinë qëllimet e tua.

Dëgjon muzikë shqipe? Patjetër, mëë shumë shqip se gjermanisht.

Bujar Tahiri vs. Giuseppe Lauri, Sturm vs. Rost | Boxing Bout | Tapology

Kritikuesi juaj më i madh? Baba është kritikuesi më i madh.

Nga kush ke pasur përkrahje më të madhe? Përkrahje kam pas gjithmonë prej familjes dhe prej një shoki tim, Sabedin Kaqanolli.

Çfarë nuk të pëlqen më shumë në këto vite karrierë? Nuk më pëlqejnë bokserët që shiten se janë kampiona e pa bë asgjë, ka bokser që i blejnë ndeshjet dhe i shesin, mua nuk më pëlqejnë.

Momenti më i këndshëm që ke përjetuar? Kur të bëhem baba pas 2-3 jave, ai do jetë momenti më i këndshëm në jetën time.

Boxen Waage, Bielefeld, 09 07 2021 Bujar Tahiri (GER) Branislav Malinovic (BIH) *** Boxing Scales, Bi

Krahas sportit, me çfarë tjetër merresh? Vetëm me sport dhe me familjen.

Inspirimi dhe influenca më e madhe në jetë? Prindërit e mi janë inspirimi dhe influenca më e madhe. Ja kanë nis prej 0 dhe na kanë plotësu një jetë të papërshkruar.

A ka dobësi një kampion si ti? Nuk kam asnjë pikë të dobët.

Çfarë do të bëje sikur të ktheheshe vite më pas? Vetëm Zoti e din çka bëhet.

Na thuaj planet e afërme në karrierë?E kam vetëm një plan, të bëhem kampion bote.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al