22 Prill, 2022

“Jam shumë i emocionuar” /Aktori i njohur zbuloi se shumë shpejt do të bëhet baba i një vajze


Aktori i njohur, Nicolas Cage ka zbuluar gjininë e fëmijës së tij të parë me bashkëshorten Riko Shibata.

“Do të kem një vajzë të vogël”, deklaroi aktori 58-vjeçar gjatë paraqitjes së tij në The Kelly Clarkson Shoë të enjten.

Cage tha gjithashtu se ai dhe Shibata, 27 vjeç, kanë vendosur ta emërojnë vajzën e tyre, Lennon Augie, sipas të ndjerit John Lennon dhe babait të ndjerë të Cage, August ‘Augie’ Coppola. Duke shpjeguar kuptimin e emrit, Cage kujtoi sesi babai i tij vendoste albumin ‘Let It Be’ të The Beatles, veçanërisht këngën ‘Across The Universe’, në radio.

Që atëherë, Across The Universe, e cila u shkrua nga John Lennon, ka mbetur ‘kënga e preferuar e shkruar ndonjëherë’ e Cage dhe mban një vend të veçantë në zemrën e tij.

“Për shkak të “Across The Universe”, emri i saj do të jetë Lennon Augie, Augie pas babait tim,” tha ai.  Cage vuri në dukje se ai pret që do ta thërrasë vajzën e tij ‘shkurtimisht Lenny’.

Ai vazhdoi: “Jam i emocionuar. Do të jetë aventura më e madhe e jetës sime të qenit baba i një vajze’

Në janar u zbulua se Cage dhe Shibata ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe të tretin për Cage, pas Weston dhe djalit të tij 16-vjeçar Kal-El nga martesa e tij e tretë me Alice Kim.  Ai ishte gjithashtu i martuar më parë me Patricia Arquette (1995-2001), Lisa Marie Presley (2002-2004) dhe Erica Koike (2019).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al