12 Mars, 2020

“Jam në shtëpi për veten dhe për ty”- Klea Huta jep mesazhin për koronavirusin: E rëndësishme të jemi të kthjellët dhe të qetë mendërisht


Klea Huta është mes personazheve të famshëm në Shqipëri që ka dhënë mesazhe sensibilizuese për koronavirusin.

Moderatorja, e cila është shtatzënë, tregoi se është mbyllur në shtëpi për të mbrojtur veten edhe të tjerët.

Ajo u shpreh se kohën në shtëpi po e kalon duke parë filma dhe lexuar libra.

Ndërsa u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë pasi e rëndësishme është te jemi të kthjellët.

“Po jam në shtëpi për veten, për ty, për familjen time, për familjen tënde, për prindërit e mi, për prindërit e tu, për gjyshërit e mi dhe gjyshërit e tu. Dhe përveç kënaqësisë që kam kur rri në shtëpi pasi pashë disa filma, tani do filloj të lexoj. Pa panik, pa shqetësim sepse është e rëndësishme të jemi të kthjellët dhe të qetë mendërisht. Mendoni pozitivisht,”– shtoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al