10 Korrik, 2018

“Jam me fat të të kem ty si…”, dedikimi emocionues për ditëlindjen e Ledri Vulës


Për reperin e njohur Ledri Vula dita e sotme është mjaft e veçantë. Ai feston ditëlindjen. Për këtë rast ai ka marrë shumë urime nga fansat e tij të shumtë si dhe nga miqtë e familjarët.

I pari nga miqtë që ka uruar Ledrin është menaxheri i tij Faton Shoshi, i cili i ka dedikuar një urim emocionues në profilin e tij në “Instagram”.

“Jam me fat të të kem ty si vëlla dhe si shokun tim të ngushtë. Të uroj dashuri dhe më shumë dashuri në ditëlindjen tënde”, shkruan Fatoni në urimin dedikuar Ledrit, shoqëruar edhe me foton e reperit.

Ledri Vula feston sot ditëlindjen e tij  32-të. Edhe pse në një moshë të vogël ai ka një karrierë artistike të mbushur me suksese të shumta dhe çdo këngë e tij shndërrohet në hit.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al