13 Nëntor, 2019

“Jam me fat që jam akoma gjallë…”, këngëtari i njohur i bën rrëfimin shokues


Këngëtari i njohur Liam Payne i ka shokuar të gjithë me deklaratën e fundit. Ai ka thënë se është me fat që është gjallë dhe se dikur ka tentuar të vrasë veten.

Në një intervistë në “Straight Talking” me Ant Middleton, këngëtari i famshëm rrëfeu ndër të tjera për famën, lidhjen e dashurisë që kishte me Cheryl, djalin e tij 2 vjeçar si dhe për kohën e tij në “One Direction”.

Përsa i përket momenteve të tij të ‘errëta’, Liam u shpreh se e shikon famën si një krizë në mes të jetës.

“Ka raste kur niveli i vetmisë dhe njerëzit hyjnë brenda teje aq shpesh çdo ditë … saqë pothuajse më kanë vrarë disa herë. Kam qenë në një vend mjaft të keq. E kam pasur në menu (vetëvrasjen) disa herë gjatë jetës sime. Jam me fat që kam njerëz të mirë rreth meje”, u shpreh këngëtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al