14 Mars, 2018

Ja si duket Zaimina Vasjari vetëm 1 muaj pas lindjes


Në fund të muajit janar, këngëtarja Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë pas ardhjes në jetë të vajzës së saj Khloe.

Por që prej lindjes, Zaimina nuk ka bërë më dalje publike, çka i ka bërë të gjithë kuriozë për pamjen e saj.

Megjithatë, Vasjari ua ka shuar kuriozitetin të gjithëve mbrëmjen e së martës, pasi ajo ka qenë mes publikut në mbrëmjen gala në Pallatin e Kongreseve, “Rikthimi i dallëndysheve”.

Zaimina është fotografuar duke dalë prej sallës përkrah partnerit të saj dhe babait të Khloe-s, Klodian Asllani.

Ajo duket tepër në formë e veshur me një fustan të zi të ngushtë e pallto të kuqe, ndërkohë që buzëqesh pranë Klodit. /Revistawho.com/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al