29 Mars, 2018

Ja si duket Big Mama pa make-up


Që në daljet e saj të para në ekran Big Mama është prezantuar si një nga këngëtaret me stilin më ekstravagant, e cila gjithnjë shfaqej me veshje të çuditshme e voluminoze dhe grim shumëngjyrësh. 

Por vitet e fundit, këngëtarja e famshme i është larguar gjithnjë e më shumë këtij stili duke u shfaqur elegante dhe e thjeshtë. Mirëpo pakkush ka mundur ta shohë atë tërësisht të pagrimuar… deri më sot.

Big Mama ka surprizuar ndjekësit e saj mëngjesin e sotëm duke publikuar një foto ku ajo shihet tërësisht ujë e sapun, gati për të bërë një trajtim fytyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al