16 Shtator, 2018

Ja deputetët që i “servilosen” ministrave


Është mëse normale që dy kolegë të bisedojnë dhe të shkëmbejnë xheste afeksioni me njëri-tjetrin, por kur bëhet fjalë për ministra, mendja të shkon për çdo gjë. Ministrat kanë shumëçka në dorë dhe një koleg i tyre deputet mund t’u kërkojë favore. Ose mund të jetë thjesht një bisedë mes miqsh të mirë, ku ta dimë ne?

 

Gjithsesi, ajo që na ra në sy këtë të enjte ishte takimi i ngrohtë dhe i gjatë i deputetit Fidel Ylli me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Ylli foli gjatë me Nikollën, duke mos ia hequr për asnjë moment dorën nga shpatullat si një shenjë konfidence. Ndërkohë, deputeti tjetër socialist Alket Hyseni mund të ketë pasur hall më të madh se Fideli, sepse ai ia vuri dorën në zemër ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. I foli me dorë në zemër me një fjalë, por jo tek e tija.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al