Një studim amerikan ka vëzhguar lidhjet në të cilat njëri partner krijon të ardhura më shumë se tjetri.
Qëllimi ishte të zbulohet a e shton “dallimi” në të ardhura probalitetin që njëri partner të tradhtojë tjetrin.
Është e njohur që varësia financiare nga dikush me siguri mund të ndikojë në ndjenjën e dominimit dhe barazisë në lidhje dhe ai person i cili është i varur financiarisht nga partneri e kompenson këtë në mënyra të pashembullta.
Nga ky mendim udhëhiqej ekipi hulumtues, i cili ka zbuluar që kur femra fiton dukshëm më shumë sesa partneri, shanset janë më të mëdha që ai ta tradhtojë.
Hulumtimi i Universitetit në Connecticut ka zbuluar që meshkujt e moshës midis 18 dhe 33 vjeç të cilët fitojnë 70 për qind të të ardhurave shtëpiake rrallë tradhtojnë partneret, ndërsa meshkujt të cilët fitojnë dukshëm më pak se partneret e veta, të parët do të bëjnë tradhtinë.
Personat të cilët varen financiarisht nga partneri tradhtinë ndonjëherë e përjetojnë si përpjekje që të kthejnë drejtësinë në lidhje.
Meshkujt varësinë e këtillë mund ta përjetojnë posaçërisht kërcënuese.
Meshkuj ekonomikisht të varur tradhtia, në kokën e tyre, lejojnë që tu fillojnë mendimet me të cilat do të kompensojnë varësinë financiare njëkohësisht duke u larguar nga partnerja e cila në shtëpi sjell bukë, konkludon udhëheqësja e hulumtimit, sociologia Christin Munsch.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al