24 Shkurt, 2022

“Ja çfarë do të thotë hall”/ Si e pasqyruan vipat shqiptarë luftën Rusi-Ukrainë


Ukraina po përballet me një situatë të vështirë pas fillimit të një ofensive ushtarake ditën e sotme. Në lidhje me situtën e vështirë në shtetin ukrainas kanë ndarë postime në rrjetet e tyre sociale edhe figura të njohura të showbizit shqiptar.

Nëpërmjet Instagramit të tyre, VIP-at shqiptarë si, Oriola Marashi, Enca Haxhia, Armina Mevlani, Roza Lati, Klea Huta, Anxhelina Hadërgjonaj e shumë të tjerë, kanë shprehur keqjardhjen e tyre për situatën aktuale në Ukrainë.

 

Oriola Marashi

Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për të gjithë njerëzit në Ukrainë, duke shpresuar që ata të jenë të sigurt. Zoti i ruajtë të gjithë”, shkruan modelja në Instastory.

Roza Lati

Moderatorja ka ndarë një sërë videosh në profilin e saj ku shkruan:

“Ku po shkon egoja e këtij njeriu? Ku do të përfundojë kjo Tokë?”

Armina Mevalni

“Sot u zgjova me lajmet më të trishta! Kur shikoja filma me luftë gjithmonë pyesja veten pse duhet të ekzistojë lufta, por gjithmonë mendoja se i përket të shkuarës. Pse liderët nuk mund ta zgjidhin në mënyra të tjera? Pse liderat janë të etur të kenë gjithmonë më shumë dhe për të arritur këtë të vrasin djem nënash, fëmijë, familje….! Nuk mund ta besoj që kjo po ndodh në ditët e sotme zemra ime është me Ukrainën dhe të gjithë njerëzit atje. Zot mbroji ata!?”, shkruan blogerja.

Klea Huta

Ja çdo të thotë hall o milet. Ja çdo të thotë të braktisësh shtëpinë. Ja çdo të thotë të braktisësh jastëkun tënd, jetën, punën, njerëzit. Ja çdo të thotë të të vjedhin, gjumin, jetën, dashurinë. Ja çdo të thotë të dish që pas 1 sek mund të mos jetosh më. Dhe kur? Në 2022. Vazhdoj të mendoj për çdo gjë që po ndodh që është e pabesueshme Dhe e kam menduar që diçka e madhe do ndodhe me këtë botë që mbart njerëz kaq të këqinj e lakmitar. Te keqinj prej vërteti”, shkroi këngëtarja.

Enca Haxhia

Këngëtarja ka postuar në Instastory një postim në mbështetje të Ukrainës, ku thuhet se një share është i barasvlefshëm me 0,01 dollarë.

Jonida Maliqi

“Nuk mjaton të fitohet lufta, me rëndësi është të organziohet paqja”, shkruhet në foton e postuar nga ajo.

Emina Cunmulaj

Jam zgjuar me lajme të trishta. Zemra ime është me popullin ukrainas. Bota ka lënë të ndodh një luftë sërish, para të gjithëve.”, shkruan Emina

Anxhelina Hadërgjonaj

“Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për të gjithë njerëzit në Ukrainë”. shkruan Anxhelina.

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al