24 Qershor, 2018

Ja çfarë bënte Paulin Sterkaj, një ditë para se të sëmurej


Ishte vetë Kryeministri Rama, i cili njoftoi në faqen e tij në “Facebook” rreth katër ditë më parë, se deputeti i PS-së Paulin Sterkaj ishte sëmurë. Gjithçka ndodhi fare papritur, ndërsa Sterkaj ishte në mbledhjen e komisioneve parlamentare.

Tani gjendja e tij është përmirësuar, ndërkohë që ne kemi foto se çfarë po bënte Sterkaj një ditë para se të sëmurej. Ai ishte në një bar në qendër të Tiranës në shoqërinë e Nasip Naços, deputet i LSI-së. Teksa po bisedonin dhe po pinin kafe, Sterkaj dërgoi dikë që t’i blinte një paketë cigare. Atë ditë, gjithçka dukej normale. Ne i urojmë shërim të plotë deputetit!

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al