21 Tetor, 2017

Iva Aliko: Nudo në mes të tetorit në Dhërmi, oferta që s’mund ta refuzoj nga “Playboy”


Si një Evë në pritje të Adamit shfaqet fotomodelja Iva Aliko në setin e ri të nudove të realizuara këtë tetor në plazhin e Dhërmiut. Pas largimit të plazhistëve, Iva ka shijuar bregdetin e boshatisur për të pozuar para Fjoralba Maliqit, ashtu si rrallëherë mund ta bëjnë vajzat e showbiz-it.

Për sekretin e formave të rrumbullakosura, flirtet, ngacmimet dhe jetën e një vajze  në qendër të vëmendjes, ajo rrëfen për gazetën “Panorama”:

Të dalësh në natyrë nudo si Eva, kush do të ishte Adami që do të shtynte drejt mëkatit?

Realisht në këto momente nuk do të më shtynte asnjë Adam drejt mëkatit.

Zhvishesh në vjeshtë. Ku i realizove fotot nudo, pra në cilin plazh të boshatisur?

Kam bërë disa ditë plazh edhe tani, pasi këto ditë të ngrohta vjeshte më favorizuan. Fotot janë realizuar në bregdetin e mrekullueshëm të Dhërmiut. Shfrytëzova këto ditë, pasi nuk kishte njerëz përreth.

Trupi yt me forma shumë të dukshme, ke frikë ndonjëherë të dalësh në rrugë?

Nuk para më qëllon të eci shumë rrugëve, pasi qëndroj shumicën e kohës në makinë, sepse nuk më pëlqen shumë të ndeshem me shikimet e njerëzve. U shmangem ngacmimeve dhe reagimeve.

Nëse revista e famshme “Playboy” do të të bënte ofertë për të pozuar në kopertinën e saj, do ta pranoje direkt?

Nëse “Playboy” do më bënte ndonjë ofertë, sigurisht që do ta pranoja.

Kaq seksi dhe e lakmuar për format e tua, kjo ta bën jetën më të bukur, apo më të vështirë?

Kjo pjesa e të qenurit seksi dhe e lakmuar ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Ka ditë kur mërzitem dhe them mjaft më! Ashtu sikundër ka ditë kur falënderoj Zotin për format që më ka falur. Në përgjithësi ma bën jetën më interesante kjo pjesë.

Kur je tunduar më shumë se kurrë, dhe kë person ke tunduar me një shikim?

Nuk hyj te femrat që tundohen lehtë, pasi ndodh rrallë, shumë rrallë tek unë. Më pëlqen pjesa e flirtimit, dhe flirtoj jo rrallë.

Cili është regjimi yt për ta ruajtur bukurinë të freskët?

Për ta ruajtur bukurinë e freskët konsumoj shumë ujë, fruta dhe perime, domethënë ushqehem shëndetshëm (përveç cigares). Plotësoj orët e nevojshme të gjumit. Për mua ushqimi, fitnessi, truri i qetë e i relaksuar, si dhe mungesa e stresit janë çelësi për një bukuri dhe freski që zgjat.

Trupi yt është bërë vetëm për ekspozim?

Pra kjo do të thotë që ti e ke të vështirë të vraposh nisur nga masa e gjoksit? Po unë e kam të vështirë të vrapoj pasi më pengon gjoksi. Edhe në fitness nuk ushtroj vrap, por vetëm ecje sportive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al