23 Shkurt, 2018

Iu zbulua lidhja jashtëmartesore, drejt dorëheqjes zv/kryeministri


Barnaby Joyce thotë se do të japë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të Australisë, pas një sërë skandalesh që e kanë dëmtuar politikisht. Nje nga akuzat qe jane hedhur mbi te eshte edhe një lidhje jashtëmartesore.

Joyce më parë i kishte bere rezistence thirrjeve për t’u larguar. Skandali ka dominuar politikën australiane për më shumë se dy javë.

Screen-Shot-2018-02-15-at-9.37.51-am-770x488

“Unë kam kuptuar që në shumë drejtime, nuk jam perfekt”, tha Joyce në një konferencë për shtyp në qytetin Armidale. “Unë s’jam përpjekur kurrë të ndryshoj nga ky që jam”.

Me partneren e tij te re, Joyce tani pret edhe nje femije.

Ai e kishte pranuar më parë lidhjen me një anëtare të stafit, Vikki Campion, e cila është shtatzënë.

Se fundmi u zbulua që çifti jetonte pa qira në një apartament të dhuruar nga një mbeshtetes i Joyce.

Më vonë, dy gra u shfaqën me akuzat ndaj Joyce se ai i kishte ngacmuar seksualisht dhe kishte pasur një sjellje jo korrekte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al