13 Mars, 2020

“Italia na ka braktisur“- Qëndroi në karantinë për 36 orë me trupin e vdekur të së motrës, aktori italian bën apelin dëshpërues


Motra e aktorit italian Luca Franzese humbi jetën nga koronavirusi. Por atij iu desh të bënte një apel të dëshpëruar në mediat sociale për të bindur autoritetet italiane që të shkonin për të marrë trupin e saj të vdekur.

Luca qëndroi për më shumë se 36 orë i bllokuar brenda në shtëpi me trupin e vdekur të motrës, Teresa Franzese, në pamundësi për të gjetur një agjensi funerali që do ta varroste.

47 vjeçarja jetonte me familjen e saj në Napoli dhe filloi të shfaqte shenjat e koronavirusit javën e kaluar.

Ajo u nda nga jeta të shtunën para se të dilnin rezultatet se ishte pozitive ndaj virusit vdekjeprurës.

Për shkak të pasigurisë agjensitë funerale dhe spitali lokal refuzoi të merrte trupin e saj.

“Motra ime ka vdekur. Nuk e di çfarë të bëj. Nuk mund ti bëj ceremoninë e varrimit që meriton sepse institucionet më kanë braktisur,”- tha aktori.

Me pas në video tregoi trupin e së motrës pas tij.

“Jemi shkatërruar. Italia na ka braktisur. Le të qëndrojmë të fortë së bashku. Ju lutemi shpërndajeni këtë video kudo,”– shtoi ai.

Pas 36 orsh një agjensi funerale gjeti mjetet e duhura mbrojtëse dhe larguan trupin e gruas nga shtëpia dhe e varrosën në një varrezë lokale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al