13 Mars, 2020

“Ishte planifikuar në prill por…”- Ledri Vula zbulon surprizën për fansat e izoluar në shtëpi nga koronavirusi: Qëndroi për shumë kohë me mua, tani duhet të jetë me ju


Ledri Vula ka përgatitur një surprizë për fansat e tij të mbyllur në shtëpi nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Këngëtari publikoi albumin 10/10 në mënyrë që shqiarët të dëgjojnë muzikën e tij të re në këto ditë të vështira për të gjithë.

Ledri kishte planifikuar që albumin ta publikonte në datën 10 prill, por e publikoi më herët për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ai u shpreh se tani është koha që albumin e tij ta ndajë me fansat. Ndërsa theksoi se shumë shpejt do kthehet normaliteti dhe të gjithë do përqafohen me njëri-tjetrin.

“Ky album ka pas me dal me daten 10 prill. Kom vendos me publiku sonte.
Ne kohen kur krejt jemi te obligum te qendrojm ne shpi, te kujdesemi per veten dhe te afermit, albumi 10/10 , i cili ka qendru me mu shum kohe, menoj qe tash e tutje duhet te qendroj me ju.

Vjen koha qe na shume shpejt mu kthy ne jetet tona normale , vjen koha qe na me u pa e me u perqafu shume shpejt si gjith,”– shkroi ai në Instagram.

Albumin mund ta dëgjoni në Spotify dhe Apple Music.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al