30 Mars, 2020

Ishte mbyllur prej 18 ditësh për shkak të koronavirusit, hajdutët hyjnë me forcë në muzeum dhe vjedhin pikturën e Vincent van Gogh

Një pikturë e Vincent van Gogh është vjedhur sot gjatë një grabitje në një muze holandez që ishte mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Muzeu i Singer Laren afër Amsterdam tha se ‘Spring Garden’ e mjeshtrit holandez ishte vjedhur në orët e para të mengjesit të sotëm.

Hadutët hynë me forcë nga dera e përparme e muzeut që është prej xhami pas orës 3 të mëngjesit dhe u larguan vetëm me pikturën.

Muzeu u mbyll më 12 mars së bashku me muzeumet  Van Gogh dhe Rijksmuseum në Amsterdam.

Piktura e Van Gogh ishte marrë hua nga muzeu i Groninger në qytetin me të njëtin emër.