19 Korrik, 2018

Ishin gati të martoheshin, por çifti i famshëm sapo u nda


Këngëtarja me famë botërore  Miley Cyrus, prej vitesh ishte në një lidhje me aktorin e famshëm Liam Hemsworth. Çifti u njoh në xhirimet e një filmi dhe më pas marrëdhënia e tyre e dashurisë u kurorëzua me fejesë.

E teksa dyshja po planifikonte të martohet, burime pranë tyre kanë treguar se lidhja shumëvjeçare tashmë ka marrë fund. Të njëjtat burime kanë shtuar se Liam kishte dëshirë të niste një familje, mirërpo Miley nuk ishte ende gati për këtë hap.

“Ai do fëmijë dhe nuk do ta shtyjë më këtë, por kjo nuk është ajo që Miley kishte ndërmend. Atij i është thyer zemra. Miley e shtyu dasmën dhe Liam po lodhej me këtë. Nuk kanë shkuar mirë muajt e fundit”, është shprehur burimi, shkruajnë mediat e huaja.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al