23 Shkurt, 2018

Ishin bashkëautorë te “Shiko kush luan”, Blendi Salaj zbulon të metën e Luana Vjollcës


Nuk ka shumë që ka përfunduar “Shiko kush Luan”, emisioni që e solli moderatoren Luana Vjollca si bashkëpunëtore me Blendi Salaj.

Teksa Luana është parë gjithnjë në super formë, energjike dhe shumë e lumtur me emisionin e ri, Blendi Salaj së fundmi ka zbuluar një të metë të saj.

Në një intervistë për “Lart e poshtë”, Blendit i është kërkuar të thotë disa nga të metat e Luanës dhe ai është përgjigjur: “Çfarë do t’i riparoja unë Luanës është orari”.

“Ndërsa gjërat e mira janë energjia dhe ambicia e jashtëzakonshme. Do më të mirën për programin, për veten për atë që ajo bën dhe kjo e ndihmon pasi synon lart dhe jo në nivel mesatar apo të ulët”, ka shtuar Blendi Salaj.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al