12 Prill, 2019

“Ishim të destinuar për njëri-tjetrin”, 23-vjeçarja flet për martesën me bashkëshortin 48 vite më të madh (FOTO)


Një çift i martuar me 48 vite diferencë që u njoh në rrjetin social “Facebook”, duhet që të komunikojnë me anë të “Skype” pasi jetojnë larg njëri-tjetrit.

71-vjeçari Thomas Greig dhe 23-vjeçarja. Lorie fe Dales, u martuan katër vite më parë. Në korrik të vitit 2014, biznesmeni nga Wallasey, udhëtoi drejt Cebu në Filipine që të takonte për herë të parë Lorie-n.

E vetëm pak muaj më vonë, ai vendosi që t’i propozonte asaj. Të gjithë kanë vënë në dyshim martesën e tyre, por Dales shprehet se janë të dashuruar.

Tani janë të martuar dhe kanë një vajzë 2-vjeçare, Mary. Lorie me të bijën jetojnë në Filipine dhe 71-vjeçari udhëton çdo vit që të takojë familjen e tij. Ai qëndron aty për pesë muaj, e sërish largohet për punë në Britani.

Si pasojë atyre u duhet që gjatë gjithë vitit të komunikojnë me anë të internetit.

“Lidhja jonë nuk ka qenë e lehtë, ka patur uljet e ngritjet e saj. Por gjithmonë kemi patur besim te njëri-tjetri dhe kemi një martesë të lumtur. Vajza është e vogël dhe e njeh mirë babanë e saj pasi flasim me video në ‘Skype’. Për ne mosha është thjesht një numër. Thjesht ishim të destinuar për njëri-tjetrin”, tha 23-vjeçarja.

“Ne u njohëm në ‘Facebook’. Kur e pashë për herë të parë thashë është i vjetër, por nuk duket ashtu kur e njeh pastaj”, ka shtuar Lorie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al