7 Maj, 2020

“Isha fëmijë, më thonin je burri i shtëpisë nuk …”- Aktori Albano Bogdo rrëfen vuajtjet pas divorcit të prindërve: 12 vjeç nisa të shisja akullore e banane


Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo ka rrëfyer vuajtjet e fëmijërisë pas divorcit të prindërve të tij.

Albano u shpreh se e vuajti shumë shpirtërisht ndarjen e tyre por nuk e la të ndikonte në jetën e tij. Ai tha se prishte mbështetje nga njerëzit në këtë situatë të vështirë që po kalonte por e gjitha çfarë i thonin ishte të bëhej burri i shtëpisë ndërkohë që ishte vetëm 12 vjeç.

Aktori tregoi se ai nuk ishte fëmijë social dhe qëndronte vetëm i mbyllur në shtëpi duke lexuar libra e romane ndaj nuk dinte sesi ishte të dilje jashtë dhe të punojë.

Për shkak të të ardhurave të pakta, ai u detyrua të dilte dhe të shiste banane e akullore në breg të detit në atë moshë të vogël.

Ndërsa shtoi se përballja me këto probleme nuk e ka lejuar që të bëjë gabime të mëdha në jetë.

“Nuk kam bërë gabime të theksuara që mund të më kenë ndikuar në vazhdimin e jetës, asnjëherë. Shpirtërisht e kam vuajtur divorcin e prindërve por nuk e kam lënë të më ndikojë në jetë. Mblodha mendjen, pavarësisht se isha i vogël dhe në këto raste, kur të divorcohen prindërit pret që të gjithë të tjerët të mbështesin.

Unë isha vetëm 12 vjeç dhe isha fëmijë që vetëm rrija në shtëpi, luaja në piano dhe lexoja romane. Më vinin të gjithë dhe më thonin je burri i shtëpisë, kollona e shtëpisë. Në vend që të sillnin ndonjë 500 mijë lekë të thonin ja t’i keni këto në gjendje sa të rriten kalamajt, thoshin je kollona e shtëpisë.

Je burri i shtëpisë, duhet ti vendosësh gjoksin shtëpisë, çfarë gjoksi ti vendosja, tre herë kisha dalë nga shtëpia gjithsej. Kur dilja lozja futboll në lagje më rrihnin të gjithë,më nxirrnin me shqelma. Kam qenë nga këta fëmijët humbamenë, nuk dija çfarë të bëja jashtë. Fillova papritur dola punoja ndihmës kamarier, ndihmës banakier, shisja akullore, banane anë detit. Këto punët e rëndomta që mund të gjesh,”- tha ai i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al