1 Korrik, 2022

Ish-partnerja e Berluskonit martohet të shtunën me këngëtaren 20 vite më të madhe! Detaje nga ceremonia dhe fundi i marrëdhënies 12-vjeçare me ish-kryeministrin


Këngëtarja Paola Turci dhe Francesca Pascale do të martohen. Raportohet se ish-partnerja e Berluskonit, Francesca do i japë fund beqarisë me partneren e saj të shtunën (2 korrik).  

francesca pascale silvio berlusconi4

Paola Turci dhe 36-vjeçarja e kanë mbajtur gjithmonë private marrëdhënien e tyre. Mësohet se ceremonia do të zhvillohet në Montalcino të Toskanës. Ndërsa festimet, ku do jenë të ftuar disa miq të ngushtë të çiftit, do mbahet në kalanë e Velonës.

francesca pascale

Thashethemet e para se 57-vjeçarja dhe Francesca Pascale ishin në një lidhje nisën në gusht 2020, kur u publikuan foto të tyre duke u puthur në një jaht.

francesca pascale2

Katër muaj më parë, ajo kishte njoftuar ndarjen me ish-kryeministrin italian pas 12 vitesh së bashku.

francesca pascale silvio berlusconi1

“I urrej thashethemet. S’kam ndërmend të ndikohem nga gjykimet e të tjerëve dhe të heq dorë nga marrëdhëniet me njerëzit që zgjedh të dua”, deklaroi Francesca Pascale pas zbulimit të marrëdhënies me këngëtaren 20 vite më të madhe.

francesca pascale silvio berlusconi3

Francesca Pascale, pas përfundimit të lidhjes me Silvio Berlusconin, u bë aktiviste për kauza të ndryshme, si ajo kundër dhunës ndaj grave dhe në favor të të drejtave civile.

francesca pascale3 francesca pascale4 francesca pascale1 francesca pascale silvio berlusconi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al