27 Maj, 2022

Ish- partneri i Kourtney-t feston ditëlindjen e tij. Motrat Kardashians bëjnë urimet e përzemërta për të


Dhe pse të ndarë duket se ish-i partneri i Kourtney Kardashian-it ka marrë urime të përzemërta nga disa prej antareve të familjes së famshme. Kris Jenner, Kim Kardashian dhe Khloé Kardashian e uruan Scott Disick përmes postimeve të tyre në Instagram teksa ka festuar fundin e 30-tave të tij.

“Gëzuar ditëlindjen Scott!!!! Kalofshi nje dite magjike te dua!!!!!! ???@letthelordbewithyou”, shkroi Kris sipër një kolazhi me foto së bashku si dhe Disick me tre fëmijët e tij, Mason, Penelope,  dhe Reign,  të cilët i ndan me Kourtneyn.

Kim shkroi krahas fotove të postuara njëra pas tjetrët në InstaStory: “Gëzuar ditëlindjen @letthelordbewithyou të dua aq shumë sa mezi pres të festoj me ty!!!”

Themeluesja e Skims më pas ndau një selfie të dyshes duke ngrënë akullore dhe dy foto të tyre duke pozuar në pasqyrë në palestrën e shtëpisë së saj.

Khloé, e cila ndoshta ka pasur marrëdhënien më të ngushtë me Disick gjatë këtyre viteve, e uroi:

“Gëzuar ditëlindjen @letthelordbeëithyou time”, ka shkruar ajo.

Bashkëthemeluesja e Good American, 37 vjeç, më pas ndau një klip gazmor nga “Keeping Up With the Kardashians” të E!.

“Nuk do të bëja shaka me askënd sesa me @letthelordbewithyou,” shkroi Khloé sipër videos.

Pas një dekade takimesh pa ndërprerje që përfshinte shtatzëni të papritura, tradhti dhe çështje të abuzimit me substancat, Kourtney u nda nga Disick përgjithmonë në 2015. Ajo u dashurua marrëzisht me mikun e saj të vjetër Travis Barker gjatë pandemisë së koronavirusit.

Themeluesja e Poosh dhe bateristi i Blink-182, 46 vjeç, janë ende në Portofino, Itali , ku kaluan fundjavën e kaluar duke festuar martesën e tyre të tretë me familjen dhe miqtë.

Ndërkohë, Disick e festoi në një klub striptizmi në Nju Jork dhe flirtoi publikisht me një ish të përfolur në mediat sociale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al