17 Prill, 2018

Ish-modelja e “Playboy” zbulon lidhjen me Donald Trump: Nuk e dija se ishte i fejuar dhe priste një fëmijë (FOTO)


Një ish-modele e “Playboy”, Barbara Moore ka rrëfyer një histori dashurie me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Në këtë mënyrë ajo i zbuloi edhe tradhtinë e këtij të fundit ndaj të fejuarës Marla Maples, e cila më pas u bë bashkëshortja e tij e dytë.

“Daily Mail” shkruan se Moore u takua më Trump në vitin 1993 dhe kaloi disa kohë pasionante në rezidencën e presidentit në Mar-A-Lago, pro edhe në Kullën Trump. Gjatë kohës së Trump kishte një lidhje me ish-modelen, Maples ishte në pritje të ëmbël me Tiffany-n.

“Ishte një lidhje pasiononte, ai ishte shumë xhentëlmen. Por në atë kohë nuk e dija se në jetën e tij ishte dikush tjetër. Ai ishte i fejuar me Marla Maples dhe më pas mësova se ajo ishte shtatzënë. Kjo më shokoi mua, por nuk e lija Donald Trump, ai ishte një i dashur i shkëlqyer dhe mendoj se është edhe një president i shkëlqyer”, ka thënë Moore.

Tashmë 49-vjeçarja ka zbuluar një sërë fotosh gjatë një interviste për “Daily Mail”, të shkrepura gjatë kohës që rrinte me Trump, ndërsa tha se lidhja e fshehtë mes tyre zgjati gati gjashtë muaj, nga marsi deri në shtator të 1993-shit.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al