12 Janar, 2019

Ish-kryetarja e FRESH, Joleza Koka shfaqet e uritur rrugëve të Tiranës


Shpeshherë ka qenë në qendër të lajmeve rozë për lapsuset e saj, madje dhe kur është përpjekur të shpjegohet, sërish është vënë në shënjestër.

Bëhet fjalë për ish-kryetaren e FRESSH-it, Joleza Koka. Ajo ka pak kohë që është larguar nga jeta aktive publike, por paparazzi ynë ka arritur ta fotografojë disa javë më parë, në shoqërinë e partnerit të saj, Laert Kolës, një ish-aktivist i MJAFT-it, i cili merret akoma me shoqërinë civile.

Çifti ka shumë vite bashkë dhe kanë një marrdhënie të konsoliduar. Mbase për shkak të këtij afrimiteti kaq të madh, Joleza nuk e ka problem që të hajë rrugës bukën që sapo ka blerë. Mbase nuk arrin ta kontrollojë urinë kur i vjen.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al