17 Tetor, 2022

Ish e dashura dhe bashkëshortja e Justin Bieber të përqafuara e të lumtura, si i priti këngëtari fotot virale që po bëjnë xhiron e botës


Justin Bieber është “shumë i lumtur” që bashkëshortja e tij Hailey Bieber dhe ish e dashura, Selena Gomez u përqafuan me njëra-tjetrën në Academy Museum Gala në Los Anxhelos.

 selena gomez justin bieber hailey

Në fotot virale, të kapura nga fotografi Tyrell Hampton, aktorja dhe modelja shihen duke u përqafuar dhe duke buzëqeshur.

Fotot i dhanë fund të gjitha thashethemeve për një armiqësi mes Selena Gomez dhe Hailey Bieber për dashurinë e tyre për këngëtarin kanadez.

“Justin është shumë i lumtur me faktin që të gjithë mund të ecin përpara dhe se ka paqe mes tyre”, tha një burim për Entertainment Tonight.

justin bieber selena gomez

Fotografitë në kohën e duhur kishin për qëllim “t’i tregonin botës se nuk ka inate mes tyre”.

Imazhet që po bëjnë xhiron e botës vijnë pasi modelja foli për martesën e saj me Justin dhe ndarjen e këngëtarit nga Selena Gomez.

Hailey mohoi akuzat se ka qenë e lidhur me artistin, kur ky i fundit ishte në një marrëdhënie me aktoren.

selena gomez hailey2 selena gomez hailey1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al