30 Tetor, 2020

Ish-bashkëshortja e tij e akuzoi se i shkatërroi familjen, Fjolla Morina planifikon martesën me biznesmenin pasi i tha “Po” propozimit për martesë


Marrëdhënia e Fjolla Morinës me biznesmenin Fisnik Syla po kalon në një etapë tjetër. Pasi bëri publike lidhje dhe i tha “Po” propozimit të tij për martesë, këngëtarja ka nisur përgatitjet për dasmën.

Ajo publikoi një foto në Instagram me stilistin e saj dhe shkroi: “Duke menduar ide për dasmën!”

Lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin u zbulua pas arrestimit të këngëtares në pikën kufitare të Morinës, pasi iu gjetën dy pistoleta në makinë.

Çifti po udhëtonin së bashku drejt Tiranës, me makinën luksoze që Fisnik Syla i bleu disa ditë para ngjarjes.

fjolla morina

Fillimisht ajo e mohoi lidhjen mes tyre, duke thënë se “mes tyre nuk kishte lidhje intime dhe se po shkatërrohej familja e një njeriu, që nuk e meritonte”.

“Të shkruani me emër dhe mbiemër dike i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë ‘show’.

Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë,”– shkroi nëna e dy vajzave në një postim në Instagram, teksa qëndronte në arrest shtëpie në Kukës.

Këngëtarja dhe biznesmeni pranuan se ishin në një romancë në dëshmitë e tyre në gjykatë.

“Me Fisnik Syla jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat. Dua të deklaroj se mund të jem edhe shtatzënë pasi një test paraprak më ka dalë pozitiv,”- u shpreh ajo, ndërsa rezuloi se gënjeu kur tha se ishte në pritje të një fëmijë.

Pasi zbulimit të lidhjes së Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylën, u zbulua se ky i fundit kishte qenë i martuar dhe ishte baba i dy fëmijëve.

Për nzoom.bizz, ish-bashkëshortja e biznesmenit pohoi faktin që Fjolla Morina i prishi familjen dhe sipas saj martesa e tyre zgjati 10 vite duke u përfunduar për shkak të lidhjes së Fisnik Sylës me këngëtaren.

“Atyre që deshën shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë,”– tha mes tjerash ajo, duke shtuar se “njeriu qenka më i fortë se guri”.

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al