30 Mars, 2018

Ish-banorja e “Big Brother” prezanton për herë të parë vajzën: Ai të ka dhuruar sytë


Pak muaj më parë, ish-banorja e “Big Brother Albania” Jona Kalemaj u bë nënë për herë të dytë, ku solli në jetë vogëlushen e saj, Santa.

 

Por gjatë gjithë kësaj kohe, ajo ka refuzuar të postojë fotografi ku të shihet portreti i së bijë, gjë që e ka ndryshuar së fundmi.

Në postimet e ditës së sotme, Jona më në fund ka vendosur të zbulojë fytyrën e së bijës e cila është një brune me sy të shkruar, thjesht e adhurueshme.

“Vërtet nuk e njohe gjyshi Netin por ai të ka dhuruar sytë e tij. E vogël, por më e madhja dashuri”, ka shkruar Jona në përshkrimin e fotove të së bijës, që mesa duket ka marrë sytë e gjyshit të saj të ndjerë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al