31 Gusht, 2018

Ish-banorja e “Big Brother” ndahet një ditë pas dasmës: Nuk më doli burri i virgjër


Dona Pjetri është ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother”. Një ditë më parë ajo i habiti të gjithë ndjekësit e saj në “Instagram” ku publikoi disa foto ku shfaqej e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë.

Në postimet e saj, Dona lajmëronte se ishte martuar në fshehtësi dhe në pamjet e publikuara e kishte mbuluar fytyrën e dhëndrit. Por pak më vonë, Dona ka shpjeguar si qëndron e vërteta e dasmës së saj të fshehtë.

Gjithçka ka të bëjë me një film që po xhirohet, ku ish-banorja ka rolin e një nuseje që martohet.

“Më kanë ardhur sms pafund nëse jam martuar. Nuk ju kthej dot përgjigje të gjithëve, por po ku them se jam martuar dhe u ndava sot se nuk më doli burri i virgjër”, ka shkruar ajo me humor në “Instastory”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al