2 Tetor, 2017

Ironia e ish aktorit të Portokalli , uroj që edhe javët e ardhshme ta keni sallën plot


Mbrëmjen e kaluar ka startuar sezoni i 28-të i spektaklit më të ndjekur të humorit në Shqipëri, “Portokalli”.

Largime të shumta këtë vit, kanë qenë ato që kanë nxitur zëra mbështetës apo edhe kundra spektaklit të humorit.

Një nga personazhet që ka zgjedhur të ironizojë përmbajtjen e Portokallisë është edhe Gent Hazizi, ish-aktorI  i dikurshëm i show-t të humorit, i cili për pak sezone u solli shqiptarëve nostalgji nga periudha e fëmijërisë. Duket e qartë që për Gentin, përmbajtja e spektaklit të mbrëmshëm ka lënë për të dëshiruar.

Në një status në Facebook, Hazizi shkruan: “Sa do doja t’i kishte dhe javët e ardhshme llozhat plot Portokallia!”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al