1 Dhjetor, 2017

Iris Luarasi rrëfen planet e së ardhmes, jetesa nga qyteti në fshat


Iris Luarasi, pedagogia e gazetarisë dhe aktiviste e të drejtave të njeriut ka qenë e ftuara e radhës e emisionit të pasdites ’’Rudina’’ ku këtë herë ka folur për aspekte të jetës private dhe karrierës. Ajo ka treguar më shumë rreth jetës familjare, raportit me fëmijët dhe bashkëshortin. Irisi zbuloi edhe një detaj të ri, që tani është në kërkim të një toke për të ndërtuar një shtëpi në periferi të Tiranës. Ajo tregon një episod kur para disa vitesh një miku i familjes u sugjeronte që të shkonin jetonin në periferi dhe asaj i dukej një gjë e pamundur, por që sot dëshiron të ketë një shtëpi private në periferi, me bahçe dhe oborr

‘’Bo bo ky nuk mbush fare, ç’më duhet mua të shkoj të jetoj mes fshatarëve, thoja në atë kohë’’ – shprehet Irisi, duke rrëfyer se miku i tyre u thoshte se është më mirë që pas pune të takosh një fshatar e ta pyesësh se si e ka lopën sesa të kthehesh të jetosh jetën e zhurmshme të qytetit./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al