18 Nëntor, 2017

Intervista/ Kastro Zizo: Kërkova sqarim, por mesa duket i kishin mbyllur pazaret nëpër zarfet e xhepave


Shpallja e listës së këngëtarëve të edicionit të 56-të të Festivalit në RTSH, u shoqërua me polemika të mëdha duke qenë se në këtë listë mungonin emrat e Klevis Begës (Kastro Zizo), Klajdi Musabelliut e Arilena Arës.’

Interesant është fakti që si Kastro me “I huaj” dhe Kajdi me “Unë do të besoj”, trajtojnë në këngët e tyre kapërcimin e dilemës të rrish apo të ikësh nga Shqipëria, duke dhënë mesazhin se në fund të fundit ia vlen të shikohet dritë në fund të tunelit.

Pas zhurmës dhe ngjyrimeve politike që mori lënia e tyre jashtë garës, kastro zbulon për gazetën “Panorama” se çfarë ndodhi:

Mospranimi yt në Festivalin e RTSHsë u shoqërua me qëndrime të tipit “rikthehet censura”, nëse i referohemi statusit të ish-Kryeministrit Sali Berisha. Ti reagove duke thënë se “situata e mospranimit të këngës sime në festivalin e RTSH nuk duhet përdorur në asnjë mënyrë politikisht”. E the sa për të shtensionuar situatën?

E para, unë nuk jam përjashtuar, por thjesht mospranuar. E shtata, sigurisht që nuk dua të marrë konotacion politik… Me gjithë respektin për Doktorin, unë mbetem njeri me bindje të majta.

Pra mospranimi nënkupton se kënga s’ka qenë e kompletuar?

A kërkove shpjegim te drejtuesit e festivalit dhe çfarë argumenti të dhanë? Kërkova. Por në këtë vend bastard nuk të argumenton njeri asgjë. Mesa duket i kishin mbyll pazaret e veta nëpër zarfet e xhepave që u mbajnë era kërmë.

Fabula e këngës me titull “I huaj” ishte një thirrje për largim nga ky vend i pashpresë, apo jo?

A mendon se tematika e zgjedhur të ka penalizuar, duke qenë se do ta këndoje në një televizion kombëtar? Jo. Nuk është tamam kjo fabula. Kënga ku shoqërohem nga Ketlin Pjalmi, flet për një artist a njeri të thjeshtë, që largohet nga ky vend sepse nuk është ndier i vlerësuar dhe i respektuar. Një dramë rutinë në realitetin shqiptar këto 27 vitet e fundit, por ama ai pas 20 vjetësh kthehet në vendin e tij. Këngën e ka shkruar Denada Toçe, ndërsa muzikën Diana Ziu.

Në momentin që pe listën e të klasifikuarve, pra emrat e këngëtarëve pjesë- marrës çfarë the me vete?

Asgjë, le të fitojë më i miri!

Dihet që kjo garë lakmohet pasi ka për destinacion Europën, pra skenën e Eurovizionit. Për ty ishte ky një qëllim në vetvete?

Në fakt doja të merrja pjesë për të dhënë një copë zemre atje, dhe jo për të fituar se s’më intereson ai paçavure festival që e quajnë Eurovizion.

Po për festivalin e RTSH-së çfarë komenti do të bëje?

Festivali ynë është institucion i mbërthyer nga dallavere.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al