23 Maj, 2018

“Instagram”-i vjen me opsionin e “Facebook”, tani mund të bëni…


Rrjeti social “Instagram” vjen me risi. Tashmë mund të vendosni në heshtje, siç mund të bëhet aktualisht në “Facebook” me komandën hide, pa qenë nevoja të mos e ndiqni më dhe që përdoruesi të mos e kuptojë.

Bëhet e ditur se ky funksion i ri aktivizohet në javët e ardhshme dhe është menduar për të personalizuar “Feed” e “Instagram”, në bazë të asaj që duam vërtet të shohim, por pa ofenduar askënd.

Duke e fshehur si llogari sigurisht mund të shkosh në profil dhe të shohësh fotot e postuara, por në homepage nuk do t’u shfaqen më.

Por si ta çaktivizoni?

Këto janë hapat që duhen ndjekur:

Kur shfaqen në feed një postim që nuk e dëshiron, kliko tek tre pikat përkrah emrit, kliko Mute Post, dhe konfirmojë duke klikuar mbi Mute.

Për ta riaktivizuar, shkon në profilin që i keni bërë Hide, dhe klikoni Reactivate Post.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al