11 Dhjetor, 2018

“Instagram”-i vjen me një surprizë për festat e fundvitit


Rrjeti social “Instagram” ka një surprizë për të gjithë përdoruesit e tij. Tashmë ka shtuar një opsion të ri, atë të dërgimit të audiove.  

Veç fotove, videove, video call dhe call nëpërmjet “Insta Message” tashmë mund të dërgoni edhe voice records ose të njohur ndryshe si audio.

Me anë të kësaj risie, “Instagram” ka dashur që të urojë të gjithë përdoruesit për festat e fundvitit.

Ky rrjet social po fuqizohet duke iu shtuar opsionet që mund ti gjejmë edhe në platforma të tjera si “WhatsApp”, “Messenger” dhe Viber.

Duhet që fillimisht t’i bëni update profilit tuaj të “Instagram”-it që më pas të mund të audio me miqtë tuaj.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al