19 Gusht, 2021

Inis Gjoni rrëmben të gjithë vëmendjen, tregon linjat trupore seksi teksa pozon me bikini


Për Inis Gjonin koha ka ndalur, pasi regjisorja arrin të ruajë freskinë dhe bukurinë pavarësisht se vitet kalojnë.

inis gjoni (5)

Ditën e djeshme, artistja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto të shkrepur në plazh, me anë të së cilës thekson linjat trupore që shumë do të donin t’i kishin.

Ajo shihet e veshur me rroba banje body në ngjyrë rozë teksa pozon pothuajse me kurriz nga kamera. Inisi ka treguar të pasmet e tonifikuara si dhe kurrizin e saj, pasi body ishte i hapur në këtë pjesë.

inis gjoni (3)

Gjoni i kishte kapur flokët kaçurrela gjysmë dhe mbante një palë syze dielli e disa byzylykë në dorë. Regjisorja nuk kishte vënë make up duke zgjedhur kështu një pamje natyrale gjatë ditëve të bukura me diell buzë detit.

Të shumta ishin komentet pozitive ndaj regjisores së shfaqjeve teatrale, e cila është edhe nënë e një vajze, që e ka pagëzuar me emrin Coco-Antonel.

inis gjoni (1) inis gjoni (8) inis gjoni (9) inis gjoni (6) inis gjoni (2) inis gjoni (10)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al