19 Korrik, 2022

Incident pas koncertit, Dafina Zeqirit publikon foton me dhëmb të thyer


Të mbash koncerte çdo natë plot spektakël dhe performanca elektrizuese siç bën Dafina Zeqiri dhe shumë artistë të tjerë nuk është aspak e lehtë. Dhe incidentet janë të shumta sikurse kemi parë shpesh tu ndodhë artistëve.

Mbrëmjen e djeshme Dafinës i ka ndodhur një e papritur pasi fill pas koncertit ka thyer dhëmbin. Këtë e ka bërë me dije vetë ajo duke postuar disa foto në Instastory duke treguar dhëmbin.

Dafina shkruan: “Kur e thyen dhëmbin pas koncertit… Çfarë thënie ka, a thua?”

Përveç dhëmbit, Dafina ka patur edhe një problem tjetër kohët e fundit. Ajo ka treguar  se i kanë nisur sërish dhimbjet e gjurit dhe kjo për faktin sepse nuk i ka bërë trajtimin e duhur. “Duhej të kisha bërë fizioterapi çdo ditë pas operacionit. Por do të bëhemi më mirë”– shkroi Dafina krahas një fotoje teksa qëndron e ulur mbrapa sediljes së makinës duke vendosur akull sipër gjurit.

Rreth një viti më parë artistja i është nënshtruar një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente. Ajo lajmëroi asokohe përmes rrjeteve sociale se ka kryer operacionin ALC që njihet si rindërtimi i ligamentit kryq të përparmë. Por me sa duket këngëtarja na nisur të ketë përsëri probleme me gjurin e saj të djathë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al