25 Dhjetor, 2017

Ilva Tare uron Krishtlindjet, por Erion Veliaj ka diçka për t’i thënë


Gazetarja e njohur Ilva Tare ka uruar sot Krishtlindjet në një fotografia të publikuar në Instagram për të gjithë miqtë dhe ndjekësit e saj. Gazetarja shfaqej  e veshur me një bluzë me drerë tipike dhe simbolikë mjaft e bukur e këtyre ditëve festive.

Por ajo që ka rënë në sy është  një koment i kryetarit të Bashkisë, Erion Veliajt poshtë fotografisë: “ Eh ç’i keni bërë pulovrave me drerë këtë vit, ç’paskeni qenë për pak festa”,-shkruan ai. Përgjatë muajit dhjetor Erioni ka qenë ndër personazhet që e ka promovuar më së shumti ‘’modën e pulovrave me drerë’’, një detaj festiv mjaft interesant.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al