5 Mars, 2018

Ikonën e kinematografisë nuk e mbajnë më këmbët, rrëzohet në trotuar (FOTO)


Sharon Stone e cila është ikona e kinematografisë amerikane, ditën e shtunë ka patur një incident, ku është rrëzuar papritur në Beverly Hills.

59-vjeçarja e njohur mbi të gjitha për rolin e saj në “Basic Instict”, u pengua papritur teksa ngjitej në një trotuar. Aktorja e famshme kishte dalë për drekë në “Grill On The Alley” së bashku me disa miq të saj.

 

Shumëkush rrëzimin mund t’ia faturojë moshës së aktores së “Hollywood”-it, por në fakt është se ai ka ndodhur për shkak të takave shumë të larta prej 15 cm.

Menjëherë pasi biondja sensuale u rrëzua, pasi ishte ngjitur në trotuar, ajo iu dhuroi edhe një buzëqeshje shikuesve të pranishëm, dëshmitarë të rrëzimit që gjithsesi nuk e lëndoi edhe aq shumë.

Ndërkohë aktorja Sharon Stone është rikthyer së fundi me serialin e “HBO”-së, “Mosaic”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al