2 Korrik, 2018

I veshur i gjithi me “Gucci”, Bes Kallakut i mungojnë vetëm papuqet…


Bes Kallaku, aktori i dashur i humorit, tani që nuk ka ndonjë projekt konkret në televizion, kontaktet me fansat e tij i mban në rrjete sociale.

Padyshim që të gjithë presin prej tij postime me humor, situata që shkaktojnë të qeshura dhe në fakt ai nuk ua kursen. Por mesa duket, Besi, krahas humorit, tani ka edhe një pasion tjetër, që të vishet me marka.

Në një aktivitet që u zhvillua pak ditë më parë në kryeqytet, Besi ishte veshur me markën “Gucci” dhe dukej si model.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al