27 Prill, 2021

I veshi 13 vite më parë në Çmimet Grammy, atletet e Kanye West shiten për një shifër rekord


Një palë atlete të Kanye West janë shitur në ankand për një shifër rekord.

Atletet e reperit u blenë për një shifër marramendëse prej 1.8 milion dollarësh, më të shtrenjtat ndonjëherë.

Ishte vlerësuar se atletet e Kanye West do shiteshin për 1 milion dollar, por i tejkaluan pritshmëritë, konfirmoi shtëpia e ankandit Sotheby në një deklaratë të hënën.

Reperi amerikan i veshi atletet në vitin 2008 në 50 vjetorin e Çmimeve Grammy dhe shtëpia e ankandit Sotheby tha se ato janë atletet e para të regjistruara që shiten për një shifër mbi 1 milion dollarë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al