1 Shtator, 2021

“I shpëtova vdekjes”- Orlando Bloom flet për incidentin që për pak i mori jetën: Jam mirënjohës çdo ditë që …


Orlando Bloom ka folur për një incident që për pak i mori jetën në vitin 1998. Aktori i famshëm u ra tre kate kur një tub kullimi u rrëzua, ndërsa ai po përpiqej të ngjitej në tarracë me miqtë e tij.

orlando bloom1

Ylli i Hollywood ndau me ndjekësit në rrjetet sociale, ndjesinë që përjetoi pasi i mbijetoi incidentit të tmerrshëm.

Ai publikoi një foto duke ecur me biçikletë dhe shkroi: “Ky jam unë duke mbajtur mbështetëse për shpinën rreth viteve 1998, gati 3 muaj pasi rashë tre kate dhe dëmtova shtyllën kurrizore, ku për pak i shpëtova vdekjes dhe paralizës.”

orlando bloom

Më pas shtoi: “Jam mirënjohës çdo ditë që gjymtyrët e mia më lejojnë të tejkaloj kufijtë dhe të jetoj jetën (tani i sigurt).”

Aktori ka folur për incidentin edhe në vitin 2005, ku tregoi se për 4 ditë “u përball me idenë se do të kalonte pjesën tjetër të jetës në karrige me rrota.”

“Derisa të jeni afër humbjes nuk e kuptoni. Udhëtoja me motoçikleta dhe drejtoja makinën sikur isha në një pistë gare. Ishte qesharake”- u shpreh atëherë Orlando Bloom.

/Panoramaplus.al

orlando bloom2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al